Loading...

Nëna e tre fëmijëve i jep fund jetës duke u vetëh elmuar

Një 47-vjeçare i ka dhënë fund jetës pasditen e sotme, duke pirë disa kokrra fos toksinë.

Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Tapi, Kuçovë.

Lulzime Mema, nëna e 3 fëmijëve, dy vajzave dhe një djali, mësohet se ka qenë e vetme në banesë në momentin që ka pirë lëndën h elmuese.

Ajo është gjetur ende me shenja jete në dhomë nga djali i saj 17-vjeçar.

Djali i saj ka lajmëruar menjëherë Urgjencën dhe policinë, por edhe pse 47-vjeçarja është transportuar drejt Spitalit Rajonal të Beratit, me gjithë ndërhyrjen e mjekëve, ajo raportohet se ka ndërruar jetë 30 minuta më vonë.

Në momentet e fundit të jetës gruaja ka deklaruar se h elmin e kishte blerë vetë dhe see kishte pirë me vetëdije të plotë.

Nuk dihen shkaqet e vërteta që e kanë çuar nënën e 3-fëmijëve drejt vetëh elmimit.

Policia po e heton ngjarjen, ndërsa konfirmon se gruaja që ndërroi jetë kishte kohë që vuante nga de presioni dhe a nkthi dhe besohet paraprakisht se ky ka qenë edhe motivi i aktit të vetëfl ijimit.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com