Loading...

Negociatat/ Ministrat socialistë për Europën: Shqipëria i ka përmbushur të gjitha kushtet

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë përmbushur të gjitha kushtet për të filluar procesin e negociimit për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Ky ka qenë qëndrimi i sekretarëve përgjegjës për Europën që i përkasin familjes politike të socialistëve europianë.

Ministri në Detyrë për Europën dhe Punët e jashtme, Gent Cakaj thekson se sot në Luksemburg u mbajt takimi i përbashkët i ministrave të çështjeve europiane dhe sekretarëve përgjegjës për Europën që i përkasin familjes politike të socialistëve europianë.

“Në kuadër të përpjekjeve të fundit para takimit të Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme për të siguruar një vendim pozitiv për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, bashkarisht njëzëri nënvizuam faktin se të dy vendet kanë përmbushur të gjitha kushtet për të filluar procesin e negociimit për anëtarësim në Bashkimin Europian”, tha ai.

“Përderisa disa vende në BE kërkojnë një reformim të brendshëm para zgjerimit të mundshëm, është thelbësore të nënvizohet se procesi i reformimit të BE-së dhe procesi i negociimit për anëtarësim me vendet e Ballkanit Perëndimor mund të zhvillohet në mënyrë paralele. Në fakt, ky ishte edhe qëndrimi i socialistëve europianë sot pak minuta para fillimit të mbledhjes së Këshillit në Luksemburg”, u shpreh Cakaj./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com