Loading...

Në Angli krijohet liqeni i parë artificial ku mund të bësh sërf

Në Angli është krijuar liqeni i parë artificial me dallgë ku mund të bësh sërf. Investimi ka kushtuar rreth 30 milionë euro dhe mund të krijojë 1000 dallgë në orë, me lartësi 2 metra.

Sipas “The Guardian”, për ta ndërtuar këtë liqen në Ist Komton të Bristolit janë dashur nëntë vite punë.

Brenda janë hedhur 26 milionë litra ujë dhe dallgët vijnë çdo 8 deri në 10 sekonda.

Në rrethinat e liqenit artificial do të ndërtohen edhe restorante e kafene, që do të shërbejnë për pushuesit.

Një tjetër liqen i ngjashëm do të ndërtohet në Londër, në vitin 2023, ndërkohë që i pari është hapur në Uells, që në gusht të vitit 2015./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com