dryshimi i klimës po ndikon në nivelet e pasigurisë ushqimore në vendet që janë të prekshme nga kjo situatë, sipas raportit vjetor të Indeksit Global të Urisë.
Sipas këtij raporti, numri i personave në të gjithë botën që vuajnë nga uria është rritur në 822 milion në vitin 2018 nga 785 milion në 2015. Numri më i madh ishte në vendet e Afrikës Sub-Sahariane, të prekura nga konfliktet dhe thatësira.
Vendet e republikës së Afrikës Qendrore, Madagaskarit, Jemenit dhe Zambias, po vuajnë nga nivele alarmante të urisë.
“Përgjegjësia për ndryshimin e klimës dhe pasojat e saj nuk ndahen në mënyrë të drejtë. Ata që e kanë shkaktuar më pak, po vuajnë më shumë”, paralajmëroi Marlehn Thieme, presidentja e organizatës së Ndihmës kundër Urisë në Botë, Welthungerhilfe. /atsh