Edy Reja, trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, në një konferencë për shtyp ka folur në lidhje me ndeshjen që do të zhvillohet ndaj Turqisë.
Reja u shpreh optimist, ndërsa theksoi se nuk do të ketë debutim nga minuta e parë për mbrojtësin Marash Kumbulla, i cili po shkëlqen në Serinë A me Veronën.
“Nuk do të ketë debutues. Në pankinë do të jenë dy lojtarë që po presin shansin e tyre dhe mund të futen në fushë si zëvendësues”, tha Reja.
Trajneri i italian tha se mungesat nuk do të ndikojnë në ndeshjen që do të zhvillohet ditën e nesërme, pasi sipas tij, kombëtarja ka lojtarë mjaftë të mirë në dispozicion.
“Mungesat nuk do të ndikojnë në ndeshjen e nesërme, pasi Kombëtarja ka në dispozicion lojtarë të cilët mund të bëjnë mjaft mirë në rolet ku ka mungesa. Grupi po fuksionon mirë. Po punojmë mirë në të gjitha aspektet. Kemi konsideratë për Turqinë, për lojtarë Burak Jilmaz, Calahanglu dhe Tosun. Po përmend sulmuesit sepse dalin më shpesh para portës. Janë lojtarë që i njoh. E ndjek kampionatin italian.
Ne na duhet të jemi në kondicionin më të mirë të mundshëm. Duhet të shprehim potencialin në fushën e lojës, ndryshe do ta humbim këtë sfidë. Duhet të bëjmë një përfaqësim sa më dinjitoz për këtë ekip sepse e meriton.
Hysajn e dimë mirë rëndësinë që kishte, por kush do të luajë, do të bëjë mirë. Ky është një test i rëndësishëm për ne sepse përmes kësaj ndeshje mund të bëjmë vlerësime, nëse po përmirësohemi në aspektin individual dhe kolektiv.
Do të na japë përgjigje, uroj pozitive që ka ndodhur rritja, duhet të marrim në konsideratë se kemi ndryshuar gjëra, kanë ardhur lojtarë të rinj edhe muajt e kaluar. Pres përmirësime të tjera dhe nëse do të jenë, do të thotë që kemi marrë rrugën e duhur”, theksoi Reja./ Opinion.al