Si do të jetë moti në ditët e fundit të Tetorit dhe gjatë muajit Nëntor? Kur do fillojmë ta ndjejmë freskinë tipike të vjeshtës dhe si parashikohet të jetë dimri për këtë vit?
Meteorolgia Tanja Porja u shpreh se reshjet do mungojnë gjatë muajit Nëntor.
“Kemi thatësirë. Reshjet do mungojnë gjatë muajit Nëntor. Kemi një normalitet disi më të pranueshëm për zonat e ultësirës perëndimore.
Do të kemi herë pas here vranësira dhe prezencë të reshjeve, por të pakta. Ndërkohë zona paramalore dhe malore do të jetë më e thatë. Më e thatë, kryesisht skaji juglindor, por edhe verilindja ku do të kemi mungesë, pra parashikohet të bien vetëm 40 përqind të sasisë të reshjeve të Nëntorit.
Dhe duhet theksuar që muaji Nëntor është muaji më i lagësht në klimën shqiptare. Pra nëse nuk bien reshje dhe në muajin Nëntor situata është problematike.
Nuk kemi patur në Shtator, nuk kemi në Tetor, Nëntori parashikohet mos ketë reshje. Sinjalet thonë që nuk do ketë prezencë të reshjeve gjatë Nëntorit madje edhe gjatë Dhjetorit”, shprehet Porja në TV Klan.