“Ekipi i Forcave të Armatosura u nis për në Kinë ku do të marrë pjesë në “Lojërat Olimpike Ushtarake Botërore 2019”, tha sot Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka.
Ministrja Xhaçka shton se pas suksesit në Maratonën e Tiranës, ekipi i Forcave të Armatosura u nis për në Kinë ku do të marrë pjesë në “Lojërat Olimpike Ushtarake Botërore 2019”.
“Flamuri kombëtar iu dorëzua nëntetares së Policisë Ushtarake, atletes kampione kombëtare Luiza Gega, por përveç atletikës, 9 efektivët tanë do të garojnë edhe në mundje e xhudo”, shprehet ajo. /atsh