Loading...

Ligji i ri, më shumë mbrojtje për gratë e dhunuara

“ Me ligjin e ri për mbrojtjen nga Diskriminimi parashikohet diskriminimi i shumëfishtë dhe gjithashtu i jepet e drejta një grupi individësh pa qenë detyrimisht shoqatë të bëjnë një ankesë”, u shpreh përfaqësuesi i Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Darjan Konomi, në ekspozitën promovimi i të drejtave të grave.

“Fondacioni Shqiptar për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara (FSHDPAK) në bashkëpunim me Qendrën për të Drejtat e Grave Rome (QDGR) dhe Aleancën kundër Diskriminimit të Komunitetit LGBTI (Aleanca LGBTI), organizuaan një ekspozitë me fotografi të realizuara në kuadër të projektit “Promovimi i të drejtave të grave nga grupet e pafavorizuara, për informim mbi shërbimet e ofruara për gratë e dhunuara dhe për akses në këto shërbime”, shprehet KMD.

Ky projekt është pjesë e programit rajonal kundër dhunës ndaj grave në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi, financuar nga Komisioni Europian dhe zbatuar nga UN Ëomen.

Në këtë aktivitet u paraqitën histori të grave të dhunuara dhe me problematika diskriminimi të shumëfishta.

Përfaqësuesi i KMD-së, Darjan Konomi deklaroi se “sot pamë gra që përveç se vijnë nga grupe vulnerabël hasen përballen edhe me dhunën. Duhet të shihet përfshirja sociale jo vetëm si një e mirë për ata por për gjithë shoqërinë. Një njeri i mbyllur në shtëpi dhe inaktiv është problem i të gjithëve”, tha ai.

“Ju ftoj që të na drejtoheni dhe ne do bëjnë detyrën tonë me përgjegjësi maksimale sociale”, tha Konomi./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com