Loading...

Liderët e BE-së në ditën e dytë të samitit në Bruksel, sot vendimi

Krerët e vendeve të Bashkimit Europian vijojnë ditën e dytë të samitit ku diskutohet edhe çështja e zgjerimit të Bashkimit Europian

Hapja e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, do të jetë në qendër të axhendës së sotme të Samitit të krerëve të BE-së, që zhvillohet në Bruksel.

Samiti nis sot në orën 09:30 ku pas mbërritjes, krerët e shteteve anëtare zhvillojnë mbledhjen në tryezën e rrumbullakët me dyer të mbyllura.

Më pas rreth orës 12:30 pritet një konferencë për shtyp e Presidentit ë këshilit Europian, Donald Tusk dhe Presidentit të Komisonit Europian Jean-Claude Juncker.

Përpjekjet e Britanisë për të qëndruar apo për t’u larguar nga Bashkimi Europian si dhe, operacioni turk në veri të Sirisë janë gjithashtu tema kryesore të Samitit të BE-së./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com