Loading...

Kryeministri sllovak: E padrejtë mosarritja e konsensusit për të hapur negociatat me Shqipërinë

Kryeministri i Sllovakisë, Peter Pellegrini e ka cilësuar të padrejtë mosarritjen e një konsensusi mes Ministrave të Jashtëm të BE për të hapur negociatat me BE-në për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Ambasadorja shqiptare në Sllovaki, Enkeleda Merkuri ndoqi punimet e Komitetit për çështjet europiane të parlamentit sllovak, ku kryeministri sllovak, Peter Pellegrini rikonfirmoi mbështetjen e Sllovakisë për hapjen e negociatave me BE-në për Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut.

Kryeministri Pellegrini theksoi se të dy vendet kanë plotësuar kushtet e paracaktuara.

Ai ka vlerësuar se të dy vendet, por edhe të tjera të BP, përbëjnë vendet fqinje të afërta të BE-së e si të tilla duhet të vendoset me to një komunikim, dialog e bashkëbisedim i ngushtë.

Ndërkohë qe në mbështetje të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut kanë qenë një numër shumë i madh i vendeve anëtare të BE-së, ai shprehu gatishmërinë për të negociuar me vendet anëtare që vijojnë të mbeten skeptike, duke penguar kështu avancimin e të dy vendeve në proceset e tyre integruese në BE./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com