Loading...

Kryebashkiaku i Gjirokastrës celebron çiftin gjatë fluturimit me balonë

Kryetari i bashkisë Gjirokastër, Flamur Golemi celebroi sot Redonën dhe Nertilin, dy të rinj, të cilët edhe pse jetojnë në Tiranë, zgjodhën vendlindjen për të kurorëzuar dashurinë e tyre përmes një ceremonie shumë veçantë.

Shkëmbimi i unazave dhe premtimi për dashurinë mes të sapomartuarve u bë në një balonë, e cila u ngrit herët në mëngjes në fluturim. Flamur Golemi bëhet kështu kryebashkiaku i risive, që në vend të një ceremonie tradicionale e celebroi çiftin në qiell.

Fluturimi i çiftit hapi edhe siparin e aktiviteteve të ditës së sotme në pistën e aerodromit për “GjiroArtShow 2019”. Ky aktivitet organizohet nga Federata Shqiptare e Aeronautikës dhe është një fundjavë e kushtuar sporteve të ajrit, kulturës dhe argëtimit.

Aktiviteti nisi të premten dhe mbyllet të dielën./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com