Konvikti i vajzave, në qytetin e Studentit, në Vlorë, po i nënshtrohet rikonstruksionit të plotë të tij, ku deri në fund të vitit do të mundësojë mjedise të reja funksionale, salla leximi dhe ambiente sportive.
Ndërtesa e amortizuar 5-katëshe i konviktit të vajzave, do të ruajë vetëm strukturën bazë, ndërsa gjithçka tjetër do të ringrihet rishtas si një mjedis modern dhe bashkëkohor për 300 studentet e saj.
Puna do të vazhdojë edhe me rindërtimin e plotë të konvikteve studentore në qytetin e Shkodrës dhe atë të Korçës./atsh