Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara në parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të paligjshmërisë. Kështu, gjatë 72 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 209 shtetas, nga këta: 50 janë të arrestuar, 8 janë ndalur dhe 151 po procedohen në gjendje të lirë.
Sipas policisë, në fushën e narkotikëve janë evidentuar 25 raste në të gjithë territorin, me 8 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 19 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër personit në gjithë territorin gjatë 72 orëve të fundit janë evidentuar 28 raste, konkretisht: 8 raste të “Kanosja”, 9 raste të “Plagosja e lehtë me dashje” dhe 9 raste të “Dëmtime të tjera me dashje”, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë; 1 rast i “Plagosja e rëndë me dashje”, në qarkun Tiranë, me 3 autorë të arrestuar në flagrancë; 1 rast i “Vrasja e mbetur në tentativë”, në qarkun Berat, me 3 autorë të arrestuar në flagrancë. Janë evidentuar 8 raste të dhunës në familje në të gjithë territorin, me 2 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 6 autorë që po procedohen në gjendje të lirë, si edhe janë plotësuar 28 kërkesë-padi për urdhër mbrojtje të menjëhershme.
Në fushën e vjedhjes së pronës gjatë 72 orëve janë evidentuar 23 raste, 4 raste me 1 autor të arrestuar në flagrancë dhe 3 autorë që po procedohen në gjendje të lirë dhe 19 raste, për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Janë evidentuar 6 raste në fushën e shkatërrimit të pronës, me 1 autor të arrestuar në flagrancë dhe 5 autorë që po procedohen në gjendje të lirë. Janë evidentuar 8 shtetas që kanë kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme, të cilët po procedohen në gjendje të lirë.
Gjatë 72 orëve të fundit në territorin e Shqipërisë janë evidentuar 13 raste aksidentesh, me 3 viktima dhe 11 të lënduar jashtë rrezikut për jetën.Janë evidentuar dhe arrestuar 12 shtetas që drejtonin automjetet nën efektin e alkoolit, në të gjithë territorin. Janë evidentuar dhe proceduar 22 shtetas që drejtonin automjetet pa u pajisur me leje drejtimi. /atsh