Kur ka kaluar pak më shumë se 1 muaj nga fitimi i medaljes së bronztë në botërorin e peshëngritjes, Briken Çalja jep lajmin ku thotë se tashmë medalja mund të quhet e konfirmuar pas kalimit të testimit antidoping.
Peshëngritësi shqiptar shprehet jashtëzakonisht i lumtur duke thënë se, “medalja botërore është e Shqipërisë, e shqiptarëve dhe personalisht e imja. Ka kaluar çdo afat i mundshëm për të shuar dyshimin e mendjes më skeptike në lidhje me medaljen e Botërorit të Tajlandës”.
Pas përfundimit të testeve antidoping, Çalja shprehet se “mund të themi plotësisht të bindur që Shqipëria ka një medalje bronzi botërori të përfaqësuar nga Briken Çalja”./atsh