Loading...

Kombëtarja përballet sot me Turqinë për kualifikimin në “EURO 2020”

Shqipëria luan sonte në Stamboll kundër Turqisë në orën 20:45, ndeshjen për të mbajtur gjallë shpresën e kualifikimit për në “EURO 2020”.

Në konferencën para ndeshjes, trajneri Reja u shpreh se: “Duhet të jemi të përqendruar maksimalisht, pasi vetëm kështu mund t’ia dalim të marrim një rezultat të mirë”.

“Kjo është një ndeshje që na lë jashtë, ose na jep mundësi të vazhdojmë të ëndërrojmë për një vend në Europian, ndaj për këtë është shumë e rëndësishme që të bëjmë më të mirën dhe të dalim me një rezultat pozitiv. Ne di dimë vlerat e kundërshtarit, por na duhet vetëm fitorja dhe për t’ia dalë, duhet të evitojmë gabimet”, – theksoi trajneri i kombëtares tonë.

Ndeshja e parë mes dy skuadrave në grupin H, e luajtur në mars të këtij viti, u humb nga Shqipëria me rezultatin 0-2. Ndërkohë që në total në përballjet e Shqipërisë kundër Turqisë, Turqit kanë 5 fitore ndërsa kombëtarja jonë 4 dhe vetëm 2 ndeshje janë ndarë në barazim./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com