Loading...

Kërkoi sufllaqe me… ka.nabis!

Stafi i burgut grek të Koridhalosit arrestoi nënën e një të burgosuri, e cila gjatë vizitave, i dërgonte të birit drogë, të fshehur në sufllaqe dhe mish të ngrirë.

”Gruaja kishte fshehur sasi të vogla kanabisi, me peshë 47 gramë brenda sufllaqeve dhe një sasi më të madhe, me peshë 201 gram, brenda mishit të ngrirë”, thanë burime policore.

Djali i saj është burgosur për grabitje që nga fillimi i vitit 2019./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com