Cili do të jetë fituesi i Topit të Artë dhe pasues i Luka Modriçit? Revista e mirënjohur “France Football” do ta japë më datën 2 dhjetor çmimin aq të lakmueshëm për futbollistët, por ditën e sotme ka treguar 30 finalistët që janë në garë.
Mes favoritëve, është padyshim Lionel Mesi, që u shpall edhe triumfues në çmimin “The Best” akorduar nga FIFA. Ndërkohë, bashkë me rivalin e përjetshëm, Kristiano Ronaldo, të dy kërkojnë trofeun e gjastë personal.
Mes pretendentëve, është edhe Virxhil Van Dajk, mbrojtësi i qendrës që u shpall kampion Europe me Liverpulin, ndërkohë që çmimi do të jepet më 2 dhjetor, në Paris.
Lista me 30 finalistët, shtë përpiluar nga 180 gazetarë të zgjedhur nga revista, me nga një përfaqësues për çdo shtet. Më poshtë, lista e plotë me 30 finalistët.
30 të nominuarit për Topin e Artë:
Sadio Mane (Liverpool), Sergio Aguero (Manchester City), Frenkie De Jong (Barcelona), Hugo Lloris (Tottenham), Dusan Tadic (Ajax), Trent Alexander Arnold (Liverpool), Donny Van De Beek (Ajax), Pierre Emerick-Aubameyang (Arsenal), Marc-Andre Ter Stegen (Barcelona), Cristiano Ronaldo (Juventus), Mathijas De Ligt (Juventus), Alisson Becker (Liverpool), Gorgio Wijnaldum (Liverpool), Karim Benzema (Real Madrid), Virgil Van Dijk (Liverpool), Roberto Firmino (Liverpool), Bernardo Silva (Manchester City), Heung-Min Son (Tottenham), Robert Lewandowski (Bayern Munich), Lionel Messi (Barcelona), Riyad Mahrez(Manchester City), Kevin de Bruyne (Manchester City), Kalidou Koulibaly (Napoli), Antoine Griezmann (Atletico/Barcelona), Mohamed Salah (Liverpool), Eden Hazard (Chelsea/Real Madrid), Marquinhos (PSG), Raheem Sterling (Manchester City) dhe João Félix (Benfica/Atletico Madrid).