Loading...

Kanceri i gjirit/ Soreca i bashkohet fushatës së MSH-së: Fuqia e një zëri mund të ndryshojë jetën

“Fuqia e një zëri mund të ndryshojë jetën”, kështu u shpreh Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca me mesazhin e tij, duke ju bashkuar fushatës së Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për luftën kundër kancerit të gjirit.

“Lufta kundër kancerit të gjirit mund të fitohet. Zbulimi i hershëm, teknologjitë e reja dhe trajtime më të mira janë në dispozicion të grave për t’i mbështetur në këtë luftë”, është shprehur Soreca.

Duke ftuar të mbijetuarat nga kanceri i gjirit për t’u angazhuar në këtë kauzë, Ambasadori tha se “kam një mesazh të veçantë për të mbijetuarat nga kanceri i gjirit. Ndajeni historinë tuaj. Historia juaj mund të rrisë ndërgjegjësimin te njerëzit që ju rrethojnë. Fuqia e një zëri mund të ndryshojë jetën. Angazhimi juaj është ai që do të bëjë ndryshimin.Parandalimi kancerit të gjirit mund të shpëtojë jetë. Bashkimi Europian do të vazhdojë të rrisë ndërgjegjësimin derisa askujt të mos i duht ta kalojë sërish këtë sëmundje të tmerrshme”.

Tetori është muaji i luftës kundër kancerit të gjirit dhe Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka filluar një fushatë sensibilizimi për të gjitha gratë dhe vajzat për të kryer kontrollin periodik të gjirit. 19 % më shumë gra kanë kryer kontrollin e gjirit në 9 mujorin e 2019, krahasuar me 9 mujorin e 2018.

5531 gra kanë përfituar kontrollin e gjirit nga mamografët e lëvizshëm në periudhën prill 2018 – shtator 2019./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com