Juventus” vijon të këmbëngulë për titullin kampion të sezonit 2005-2006, që iu hoq bardhezinjve për shkak të “Calciopolit” dhe ju akordua “Interit” edhe pse e mbylli atë sezon në vendin e tretë.
Siç njoftohet, “Kolegji i Garancisë së Sportit ka marrë një apelim të ‘Juventusit’ kundër Federatës Italiane të Futbollit (FIGC), ‘Interit’ dhe Komitetit Olimpik Italian (CONI) për apelin dhe riformimin e vendimit të 30 gushtit të shkuar në Gjykatën e Apelit të Federatës, në lidhje me dorëzimin e titullit 2006 tek ‘Interi’ nga ana e FIGC. ‘Juventusi’ kërkon që të deklarohet “i mosakorduar” ai titull kampion Italie për vitet 2005-2006″.
Derbi i Italisë do të luhet fundjavën e ardhshme, por jashtë fushe ka nisur prej kohësh përplasja mes palëve./atsh