“Juventus” i ka mbyllur dyert çdo mundësie të transferimit të turkut, Merih Demiral te “Manchester United” apo dhe në skuadra të tjera.
Kampionët e Italisë vlerësojnë mbrojtësin turk, si një nga më të mirët në Europë dhe qëndrimin e tij në skuadër e vlerësojnë si një investim të mirë për të ardhmen e skuadrës
“Zonja e Vjetër” ka refuzuar një ofertë prej 30 milionë eurosh nga “Manchester United” për kartonin e 21-vjeçarit për 15 milionë euro. Mbrojtësi i qendrës, i cili u transferua te bardhezinjtë më 5 korrik të viti 2019 nga Sassuolo, konsiderohet i rëndësishëm për të ardhmen, edhe pse deri më tani është aktivizuar vetëm një herë nga trajneri Sarri. Gjatë verës Demiral u kërkua edhe nga “Milani”, por bardhezinjtë refuzuan këtë mundësi transferimi të mbrojtësit.
Futbollisti i datëlindjes 1998′ ka luajtur më herët te “Sasusolo” në Seria A, dhe është i aftë të luaj në tre pozicione në mbrojtje, dy pozicionet e qendër mbrojtësit dhe anësorit të djathtë. Demiral luan edhe me përfaqësuesen turke të futbollit, ku falë dhe performancës së tij, skuadra ballkanike është dhe në vendin e parë në grupin ku janë kampionët e Botës, Franca, si edhe përfaqësuesja jonë e futbollit./atsh