Do të ketë një revolucion në pagesat shtesë të kujdesit shëndetësor në buxhetin e vitit të ardhshëm, i cili do të bazohet në të ardhurat dhe madhësinë e familjes, deklaruan burimet, pasi u aprovua përditësimi i planit ekonomik të qeverisë italiane, DEF.
Burimet theksuan se përtej një pragu të caktuar të kostos, kujdesi shëndetësor do të jetë falas. Për më tepër, një ulje e taksave në buxhetin e vitit 2020 mund të shtojë pagat e punëtorëve italianë me të paktën 500 euro vitin e ardhshëm. Qeveria planifikon të dyfishojë rritjen e pagave në 1 000 euro.
Për të arritur këto objektiva, përditësimi i DEF lidhet me rikthimin e rreth shtatë miliardë eurove nga lufta kundër evazionit fiskal.
Buxheti i vitit 2020 duhet të miratohet deri në fund të këtij viti dhe të kontrollohet nga BE. /atsh