Gjiganti Instagram del kundër bullizmit me dy aplikacione të reja.
I pari quhet ”Silenzia” dhe u vu në përdorim të enjten e kaluar. Nëse seleksionohet nga një përdorues në lidhje me dikë, komentet e tij në postimet e tij do të jenë të dukshme vetëm për mbajtësin e profilit.
Ju mund të zgjidhni t’i bëni komentet e një personi ”të heshtur” të dukshëm për të tjerët duke i aprovuar ato.
Personi i seleksionuar ”në heshtje” nuk do të jetë në gjendje t’i shohë kur përdoruesi është aktiv në Instagram ose nëse ai ka lexuar mesazhet e tij të drejtpërdrejta.
Funksionaliteti tjetër bazohet në Inteligjencën Artificiale, që njofton njerëzit kur komenti i tyre mund të konsiderohet fyes para se të publikohet.
“Kjo u jep njerëzve mundësinë që të reflektojnë dhe anulojnë komentin e tyre dhe parandalon marrësin të marrë njoftimin e komentit”, shpjegon Adam Mosseri, kreu i Instagramit./atsh