Loading...

Hapja e negociatave/ Krerët e vendeve të BE-së nisin sot samitin dyditor në Bruksel

Zgjerimi i Bashkimit Europian dhe hapja e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, do të jetë në qendër të axhendës dyditore të Samitit të krerëve të BE-së, që zhvillohet më 17-18 tetor në Bruksel.

Samiti nis sot në orën 13:30 me mbërritjet e krerëve të shteteve, teksa rreth orës 15:30 do të jetë tryeza e rrumbullakët, për tu pasuar me një konferencë për shtyp.

Ndërsa ditën e nesërme Samiti fillon në orën 08:30 me mbërritjen e krerëve të shteteve, për tu pasuar në orën 09:30 me tryezën e rrumbullakët ku do të merren vendimet përfundimtare. Më pas pritet një konferencë tjetër për shtyp.

Dy ditë më parë në Luksemburg ministrat për çështjet europiane të vendeve të BE nuk arritën dot dakordësim për çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, por tashmë vendimi u ka kaluar krerëve të shteteve të BE.

Përpjekjet e Britanisë për të qëndruar apo për t’u larguar nga Bashkimi Europian si dhe, operacioni turk në veri të Sirisë pritet të jenë gjithashtu tema kryesore në axhendën dyditore të Samitit të BE-së./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com