Loading...

Greqi – Masa të ashpra ndaj migrantëve

Pas dyndjes së migrantëve, Greqia synon të reformojë rregullat e azilit, në mënyrë që të përshpejtojë procedurën e miratimit si dhe dëbimin e të ashtuquajturve migrantë ekonomikë.

“Refuzimi për të bashkëpunuar do të sjellë pasoja në të ardhmen. Këtu do të përfshihen migrantët, që refuzojnë zhvendosjen në një kamp tjetër ose ata që mungojnë në intervista në lidhje me rastin e tyre”, deklaroi kryeministri konservator, Kyriakos Mitsotakis, në parlament.

Kabineti i Mitsotakis, planifikon të përmirësojë koordinimin midis agjencive qeveritare, midis autoriteteve dhe organizatave joqeveritare, si dhe të rrisë numrin e patrullimeve në Egje.

Në vitin 2015, Greqia u bë porta kryesore e refugjatëve nga Siria dhe migrantëve ekonomikë nga Lindja e Mesme.

Kohët e fundit, rritja e numrit të migrantëve, ka thelluar problemin. Tashmë në kampe ndodhen rreth 30 000 njerëz, krahasuar me 14 000 në muajin prill, 7 000 më shumë mbi kapacitetin e parashikuar. / atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com