Asije Shuli, nëna 70 vjeçare prej më shumë se dy vitesh vajton h.umbjen e djalit të saj, Krenarit në l.uftën krah grupit militant të shtetit islamik. E 6 vite që pret kthimin e nipërve dhe mbesave nga Siria në vendlindje, fshatin Gurras të Pogradecit.
Mbrëmjen e 24 tetorit të 2013, Krenari u largua drejt Sirisë me gruan e tij, Adelinën dhe 3 vajzat, Elonën, Ermën dhe Jusrën e vogël.
Në kamp një tjetër fëmije u erdhi në jetë, Ibrahimi. E më e madhja e vajzave, Elona vetëm 14 vjeç u bë me djalë Suhejdin, që sot është 3 vjeç.
Por tani 5 të miturit kanë mbetur vetëm në t.errorin e lu.ftës, pasi e a u v.ra së fundmi.
Gjyshja 70 vjeçare gati në p.ërgjërim është munduar të tërheq vëmendjen e shtetit, por nuk ka marrë asnjë përgjigje.
“I lutem kryeministrit me zemër të na kthejë fëmijët. Nuk e dija që do të shkonte në Siri. E gënjyen,”-thotë ajo.
Në kronikën është shfaqur edhe një telefonatë e shkurtër të mbesës së madhe me gjyshen e saj, të cilës i kërkon para për shkak të kushteve të vështira.
“Ishalla takohemi sa më shpejt. Po munde, sa të kesh mundësi më ço ndonjë kokërr lek, se vallaj s’kam çfarë të bëj. Fëmijët duan të hanë. A në rregull? Sa të kesh mundësi më ço aman se fëmijët duan të hanë.”
Marrë nga Top Channel