Loading...

Flet Marsida Qatja: “Çfarë ndodhi brenda në banesë”

Një ngjarje e rëndë ndodhi në Kavajë rreth orës 00:40, ku gjatë një konflikti u qëllua me amë zjarri një person, si dhe u plagos një tjetër. Mësohet se viktima është Dritan Haxholli, 41 vjeç, një ish i dënuar për lëndë narkotike dhe për krime kundër personit, ndërsa u plagosuri është identifikuar si polici i burgjeve, Bledar Toçi.

Bledar Toçi

Ngjarja e rëndë ndodhi në banesën e 30-vjeçares, Marsida Qatja, ndërsa shkaku i konfliktit dyshohet se ka qenë një dashuri e refuzuar nga e reja. Ndërkohë, lidhur me ngjarjen e rëndë ka folur, Marsida Qatja e cila ka përgënjeshtruar zërat se ajo ka pasur një marrëdhënie intime me viktimën dhe policin që mbeti i plagosur. Qatja shprehet se Haxholli e kërcënonte vazhdimisht dhe se ajo ka kërkuar ndihmën e policit Toçi, pasi e njihte më herët.

Marsida Qatja

Po ashtu, ajo ka pranuar se është e martuar dhe se ka një raport të mirë me bashkëshortin e saj, i cili vuan dënimin me burg në Gjermani. 30-vjeçarja ka theksuar se lajmet e shpërndara në media se ajo ka raporte intime jashtëmartesore janë të pavërteta.

Ajo ka thënë për “News24”, se Dritan Haxholli ka shkuar i armatosur në banesën e saj dhe në momentin që është shquar tek dritarja i ka kërkuar që të futej në banesë, por sipas saj, sapo 41-vjeçari ka hapur derën e dhomës ka qëlluar me arëm në drejtim të policit duke e lënë të plagosur. Pas kësaj ai i është kundërpërgjigjur duke qëlluar me armë në drejtim të tij, duke e lënë atë të vdekur.

“Ndjehem shumë keq. Jo pa qëllim doja të kontaktoja me ju, sepse nuk janë të vërteta fare që ishte ish i dashuri. Personi na kërcënonte, i binte dritares. Kërkova ndihmën e Bledarit, shokut tonë, meqë ishte dhe polic. Nuk mendoja se do arrinte situata deri këtu. I thashë se jam me fëmijë dhe ai na shqetëson. Bledi tha se do më ndihmonte, se do e zgjidhte si njeri, meqë isha femër e vetme, me fëmijë. Ndërkohë, që unë isha me shokun tim Xhulion, Bled kihste 15 minuta që kishte hyrë brenda, Dritani i ra dritares me armë, unë i kërkova të hynte brenda. Ai filloi të qëllonte direkt me armë. Polici, që ishte dhe shoku jonë, u vetëmbrojt normalisht, se po na vriste dhe mua me djalin e vogël, nuk kishte fëmijë të tjerë brenda. Më vjen keq për motrën, që është cenuar për punën e agjencisë. Motra ime s’ka të bëjë fare me këtë çështje. As në agjenci s’ka hyrë ndonjëherë, as bileta fiktive, as kontakte, madje s’kemi pas as shoqëri të përbashkët. Unë jam dhe e martuar, jo më larg se sot me vjen një letër nga burri im, që shkruhen fjalët nga më të ndryshmet. Unë e kaloj shumë mirë me atë, më do dhe e dua. Kam një marrëdhënie shumë të mirë me burrin, iki njëherë në muaj dhe e takoj në Gjermani, pasi është në burg. Këta kanë arritur, qoftë te motra, qoftë tek unë, deri në shkatërrim familje. Mua më vjen keq dhe për viktimën, pasi edhe atë e kishim shok, nuk është se nuk kishim kontakte”, tha Qatja.

Dritan HaxholliSipas raportimeve të mëhershme në media, u tha se Haxholli kishte marrë në telefon ish-të dashurën e tij duke e lajmëruar se do të shkonte në banesë për tu sqaruar. Ai ka shkuar i armatosur ndërsa ka parë që në shtëpinë e ish të dashurës ndodhej edhe Bledar Toçi, që kishte shkuar ta ndihmonte.Në momentin kur Haxholli është futur në banesë i armatosur me kallashnikov para tij ka dalë polici i burgjeve Bledar Toçi dhe ka tentuar ta ndalë, por i 41-vjeçari e ka qëlluar duke e plagosur. Në këto kushte efektivi ka nxjerrë armën e shërbimit pistoletë dhe ka qëlluar në drejtim të Haxhollit duke e lënë të vdekur./ Opinion.al

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com