Loading...

Finalizohet operacioni “Dërmënas”, kapet i shpalluri në kërkim ndërkombëtar

Policia e Fierit, në bashkëpunim me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe Interpol Tirana kanë kapur një 45-vjeçarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafikm Heroine në sasi të madhe

Sipas njoftimit të Policisë Fier, “operacioni u zhvillua në fshatin Dërmënas, ku në bazë të informacioneve të mara në rrugë operative dhe punës së mirëorganizuar, në banesën e tij u kap dhe ndalua shtetasi: F. G., 45 vjeç, banues në Dërmënas”.

“Ky shtetas është shpallur në kërkim nga Interpol Tirana në datën 20.01.2016, pasi Gjykata e Milanos Itali e ka dënuar me 18 vite e 4 muaj burg për veprën penale “Organizatë kriminale me qëllim trafik droge (Heroinë) në sasi të mëdha”. Gjatë operacionit u sekuestrua edhe një sasi lëndë narkotike kanabis dhe 1 armë gjahu “Karabinë”. Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme”-, përfundon njoftimi. /atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com