Loading...

Fajon: BE është marrë peng nga Franca, vazhdon të minojë interesin tonë në Ballkan

Europdeputetja Tanja Fajon është shprehur sot se Bashkimi Europian është marrë peng nga Franca që nuk kupton dhe vazhdon të minojë interesin tonë në Ballkan.

Fajon ka theksuar se, “Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nuk morën dje dritën jeshile për të hapur bisedimet me BE”.

Megjithatë ajo shton se, “PE mbetet një aleat i fortë.”

Sipas saj me me këtë vendim, “besueshmëria e unionit u shkatërrua”.

“Franca po luan një lojë të ndyrë politike dhe kam frikë se ne të gjithë do të paguajmë çmimin e kësaj’, ka thënë Fajon.

Kjo, sipas saj, “është e papranueshme”.

“Jam jashtëzakonisht e zhgënjyer që humbën një tjetër mundësi për të demonstruar se zgjerimi vlen dhe kështu ne mbajmë premtimet tona. BE është marrë peng nga Franca që nuk kupton dhe vazhdon të minojë interesin tonë në Ballkan”, ka nënvizuar Fajon./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com