Loading...

Eurodeputetja Kokalari: Vendim zhgënjyes i Macron, BE duhet të veprojë shumë shpejt

Arba Kokalari, eurodeputete suedeze e PPE me origjinë shqiptare deklaroi sot në seancën plenare të Parlamentit Europian, ku po diskutohet hapja e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut se, e sheh shumë zhgënjyes vendimin e Macron për shtyrjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Macron 2 vjet më pare na foli për idenë e tij për demokracinë europiane. Na tha që duhet ndjekur rruga e demokracië. Isha dakord me të për këtë e shoh zhgënjyese vendimin e tij për mos hapjen e negociatave”, tha Kokalari.

Kjo, theksoi Kokalari, “vë në dyshim vetë mekanizmin e zgjerimit që ka qenë një politikë e duhur për sigurinë dhe stabilitetin”.

“Ne duhet t’i mbështesim këto vende. Nëse BE heziton, do jenë Arabia Saudite, Kina, Rusia që do të ndërhyjnë në rajon. BE duhet të veprojë shumë shpejt”, shtoi ajo. /atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com