Turqia po ecën hap pas hapi drejt fitores së një lufte të re për pavarësinë, deklaroi presidenti turk Recep Tajip Erdogan duke folur me grupin parlamentar të AKP-së në Ankara, mbi operacionin ushtarak kundër kurdëve, që po zhvillohet në Siri.
“Për ata që mendojnë se mund të bëjnë me Turqinë, atë që kanë bërë me Sirinë, Irakun dhe Libinë, u jemi përgjigjur duke depërtuar në çadrat e tyre dhe duke shkatërruar shpresat e tyre”, theksoi Erdogan duke nënvizuar gjithashtu përparimin e vendit përballë vështirësive ekonomike të muajve të fundit./atsh