Loading...

Eks tremisti grek provokon: “Kacifas i pa vd.ekëshem, ne jemi…”

Vetëm pak ditë na ndajnë nga 1-vjetori i vr asjes së ekst remistit grek, Kostandinos Kaçifas, në Bularat të Gjirokastrës, nga policia shqiptare, pasi hapi zj arr ndaj këtyre të fundit. Dhe përvjetori i parë i vd ekjes së tij duket se do të shoqërohet me përp lasje me ekstr emistëve grekë, të cilët kanë njoftuar se do të organizojnë një ceremoni në përkujtim të Kaçifas, më 26 tetor.

Lajmi bëhet i ditur nga ekst remisti grek, Babis Karathanos, i cili është shpallur “non grata” nga shteti shqiptar. Ndonëse i është ndaluar të shkelë në terr itorin shqiptar, Karathanos provokon autoritetet shqiptare, teksa përmes një mesazhi në “Facebook” iu bën thirrje grekëve që të marrin pjesë në ceremoni, duke konfirmuar edhe pjesëmarrjen e tij.

“Ne të gjithë do të jemi të pranishëm për të nderuar heroin tonë! Bëj thirrje që anëtarët e sindikatës të marrin pjesë në ceremoninë e 1-vjetorit të Kostandinos Kaçifas, në Bularat. Pas pak ditësh, bëhet një vit nga dita kur Kostandini u ekz ekutua me gjakftohtësi nga forcat speciale të policisë shqiptare, në kodrën e fshatit të tij, vetëm disa metra larg shtëpisë së tij, në Bularat, më 28 tetor.

Një vit më vonë, shteti shqiptar, vazhdimisht gjen justifikime për të mos përfunduar hetimet për vr asjen. I bëjmë thirrje çdo greku, që të marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore, që do të mbahet më 26 tetor 2019, në qytetin e tij, në Bularat, në orën 09:00 (lokal). Ne jemi të pranishëm! Kostandin Kaçifas, i pavd ekshëm!”, shkruan Karathanos në “facebook”.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com