Atletja e njohur shqiptare, Luiza Gega ka habitur me rezultatin e saj në finalen e Botërorit të Atletikës në garën e 3000 metrave me pengesa.
Në garën e zhvilluar në Doha, në finale e Botërorit të Atletikës, Gega e përfundoi garën në vendin e 9-të, me kohën 9 minuta 19 sekonda dhe 93 të qindat.
Medalja e artë në finale u mor nga keniania, Chepkoech, e cila u shkëput që në startin e garës. 8 minuta 57 sekonda dhe 84 të qintat ishte koha e kenianes, e cila vendosi edhe rekord të ri botëror.
Pas saj u pozicionua malajziania, Coburn dhe në vend të tretë gjermania Krause.
Ky ishte një rezultat historik për Gegën, e cila u bë shqiptarja e parë që garon në një finale të Botërorit të Atletikës.