Loading...

Dëmtohet rëndë kapiteni kuqezi Hysaj, humbet dy ndeshjet e radhës me kombëtaren

Elseid Hysaj kapiteni i kombëtares kuqezi ka pësuar një dëmtim serioz ndeshjen e fundit të Serisë A, ku “Napoli” luajti në transfertë ndaj “Torinos”. Në minutën e 33-të të takimit, pas një ndërhyrjeje në dyluftim me Ansaldin e “Torinos”, Hysaj ka pësuar një rënie të frikshme me kokë. Ai është nxjerrë jashtë me barelë dhe pas ekzaminimeve mjekësore të specializuara është konstatuar edhe thyerja e kockës së Sterumit.

Në një njoftim të Klubit të Napolit thuhet se ka pësuar “frakturë të ngushticës së sterumit. Pas një ekzaminimi klinik dhe radiologjik, kjo është diagnoza e fundit për Elseid Hysajn, i cili doli pas një përplasjeje gjatë ndeshjes Torino-Napoli. Mbrojtësi italian nuk do të largohet për në kombëtaren shqiptare”.

Ky dëmtim e përjashton mundësinë e pjesëmarrjes së mbrojtësit në dy ndeshjet e radhës të kombëtares sonë ndaj përfaqësueseve të Turqisë dhe Moldavisë./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com