Loading...

Del në ankand vepra e rrallë e Cimabue-s

Një vepër arti e rrallë e piktorit të madh italian, Cimabue, e vlerësuar mes 4 dhe 6 milionë euro, do të nxirret në shitje të dielën, në Senlis, në atë që konsiderohet si një nga ankandet më me emër në Francë.

Tema e kësaj pikture, në përmasa 25,8 x 20,3 centimetra, është “Krishti i tallur”.

Cimabue, piktor fiorentin i gjysmës së dytë të shekullit XIII, solli rinovimin e pikturës bizantine duke prishur formalizmin e saj dhe imazhet e kodifikuara nga dogma.

Ai i hapi rrugë natyralizimit të artit të paraRilindjes duke i dhënë shpirt personazheve të tij dhe duke realizuar perspektivat e para. Kjo vepër është një nga provat e para të artit perëndimor.

Kjo do të jetë hera e parë, pas dekadash, që një pikturë e Cimabue-s del në ankand.

Historianët i njohin atij vetëm 10 piktura të sigurta, të realizuara në dru dhe të panënshkruara./ atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com