Loading...

Cakaj: Ja kur do të takohen Edi Rama dhe Albin Kurti

Ministri i Jashtëm i deleguar Gent Cakaj ka treguar se kur do të takohet kryeministri Edi Rama dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti. Ai është shprehur se ata do të takohen së shpejti, punë ditësh.

“Është çështje ditësh kur ata do të takohen dhe do të diskutojnë në hapat e mëtejmë mes Shqipërisë dhe Kosovës. Nuk mund të flas për detaje. Di se takimi ka qenë i paraparë më herët. Ka pasur një ndryshim në axhendë për shkaqe rrethanore dhe aspak politike. Takimi do të ndodhë shpejt dhe sa më parë të ndodhë aq më mirë sepse është e rëndësishme të rinergjizohet bashkëpunimi Shqipëri-Kosovë sepse kemi shumë punë për të bërë sëbashku”, tha Cakaj në abcnews.

Cakaj preferoi të mos komentonte qeverinë e ardhshme të Kosovës, por theksoi se më e rëndësishme për të është bashkëpunimi mes dy qeverive.

“Jam këtu në cilësinë e një përfaqësuesi të institucioneve shqiptare. Unë nuk mund të gjykoj për koalicionet në Kosovë. Nga perspektiva që kam më duket e parëndësishme për shkak të pozionoit që kam. Për mua është e parëndësishme si do jetë koalicioni në Kosovë, por më i rëndësishëm është si do jetë bashkëpunimi i qeverisë së Shqipërisë dhe asaj në ardhje të Kosovës”, tha Cakaj.

Pak ditë më parë kryeministri Edi Rama gjatë një konference për shtyp tha se pret me kënaqësi të takohet me Kurtin, duke shtuar se ka nevojë për një shtysë me marrëdhënien mes dy qeverive.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com