U desh të shtohej një supë e shijshme tradicionale polake me lakër, që quhet kapusniak, në menynë zyrtare të samitit të BE-së në Bruksel që politikanët të arrinin marrëveshjen për Brexit.
”Mjaftoi që u shtua një supë me lakër (kapusniak) në menynë zyrtare të samitit të BE-së në Bruksel dhe politikanë të arrinin menjëherë një marrëveshje për Brexit. Kjo nuk mund të jetë një rastësi. VO: Punë e paqme shef!”.
Ky është postimi ironik në rrjetin social Facebook të kryeministrit polak, Mateusz Morawieck për ngjarjen e sipërcituar.
Postimin në Facebook, Morawieck e shoqëronte me fotografitë e menysë të mbrëmshme, ku përfshihej role’ me kungull, biftek viçi në salcë bathësh, fasule dhe një lloj musakaje me patate, strudel me fiq si edhe kafe./ atsh