Zëvendëskryeministri Erjon Braçe deklaroi sot se ndonëse faktet janë online, trashja e gënjeshtrës vazhdon se arka është bosh, por faktet e zhbëjnë atë.
“Trashja e gënjeshtrës! Arka është bosh. Dje ju tregova gënjeshtrën arka bosh. Ju tregova fakte, jo llafe! Kujtova se faktet mjaftojnë! Por nuk qenka e thënë; Gënjeshtra është trashur sot edhe me shumë! Është problem kur nuk heq dorë nga gënjeshtra, zhytesh në të thellë, e bën gënjeshtrën ulëritëse”, shprehet ai
Në vijim të argumentit, Braçe shtoi se: “Dje referova gjithashtu se, çdo fakt i dhënë nga unë, mund të verifikohej lehtësisht online. Por kur do të gënjesh, teknologjia nuk të ndihmon. Sot, gënjeshtra tentoi të detajohet deri në nivel prokurimesh konkrete; Për shkak të Arka Bosh Gënjeshtër, thuhet se: FSHZH ka anuluar një prokurim për përmirësimin e infrastruktures në Qerret me vlere 1 milion euro! Gënjeshtër! Procedura për këtë prokurim është në fazën e pritjes se ofertave dhe, afati i fundit për pranimin e ofertave është data 11 nëntor ora 11.00; FSHZH ka anuluar një prokurim për ndërtimin e rrugës së re përgjatë lumit Osum ne Berat me vlere 1.3 milion euro!Gënjeshtër! Procedura për këtë prokurim është në fazën e pritjes së ofertave dhe, afati i fundit për pritjen e ofertave është data 11 nëntor ora 11.00”.
“Që mos bini edhe më në gënjeshtër nesër, ka dhe një të trete; Procedura për prokurimin e rrugës Lumalas-Melcan-Porodinë është në fazën e pritjes se ofertave dhe, afati i fundit per pranimin e ofertave është data 11 nëntor ora 11.00. Ndërkohë, pretendimi se OST ka anuluar tenderin për blerjen e një transformatori me vlerë 2.5 mln euro, është një gënjeshtër në një nivel edhe më të larte; nuk ndihmon as kënd tek historia arka bosh. OST tenderon lekët e saj, jo të buxhetit te shtetit. OST nuk ka anuluar këtë procedure, e ka ne proces, afati i fundit i pritjes së ofertave është data 22 nëntor ora 10.00”, argumentoi ai.
Po ashtu Braçe theksoi se të gjitha këto janë fakte dhe verifikohen lehtësisht online. “Faktet e bëjnë gënjeshtrën të duket, faktet e bëjnë gënjeshtrën të trashet, zhbërja e gënjeshtrës është detyrim”, përfundoi ai. /atsh