Loading...

Aroni 2-vjeçar del nga rreziku për jetën, Rama: Mrekullitë ndodhin, ndjekim hap pas hapi rikuperimin

Pas përpjekjeve në kufijtë e të pamundurës së ekipeve mjekësore të Traumës, Djegie-Plastikës, Kirurgjisë Infantile dhe pastaj në Reanimacionin e QSUT-së, sot Aroni 2-vjeçar ka dalë nga rreziku për jetën, pas një aksidenti që sipas çdo gjase, ishte vdekjeprurës.

Duke ndarë këtë lajm të mirë, Kryeministri Edi Rama nënvizoi po ashtu edhe përkushtimin e ekipit të mjekëve.

“Mrekullitë ndodhin. Po, një mrekulli është çfarë ka ndodhur me Aronin e vogël 2-vjeçar. Rikuperimi mbetet i vështirë, por Ogerta dhe mjekët do ta ndjekin hap pas hapi ecurinë e Aronit, për çdo kurë të specializuar e ndihmë që do të ketë nevojë, 24 orë në 24”, tha Rama./atsh