Enea Jorgji dhe asistentët e tij do të arbitrojnë një ndeshje zyrtare të grupeve të Europa League këtë të enjte, mes holandezëve të AZ Alkmaar dhe kazakëve të Astanas.
Enea Jorgji, do të ketë ndihmësa asistentët Rejdi Avdo dhe Ridiger Çokaj ndërsa gjyqtar i katërt do të jetë Kridens Meta.Ndeshja që do të gjykojë katërshja shqiptare e arbitrave është e vlefshme për grupin L, ku bëjnë pjesë edhe Manchester United e Partizani i Beogradit.
Për Jorgjin dhe kolegët e tij shqiptarë, kjo është hera e parë që gjykojnë një ndeshje në fazën e grupeve të një kompeticioni madhor si Europa League. Pas disa ndeshjesh në turet eliminatore të Kupave të Europës dhe në kualifikueset e kampionatit europian, UEFA u ka besuar gjyqtarëve shqiptarë sfidën e fazës së grupeve të Europa League./atsh