Loading...

Adhuruesi i Millosheviçit merr Nobelin për Letërsi, Cakaj: Akti i pakuptimtë dhe i turpshëm

Ministri në Detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj ka reaguar sot ndaj vendimit të Komitetit të Nobelit për t’i akorduar këtë çmim për Letërsinë shkrimtarit austriak Peter Handke, i cili ka bashkëpunuar me Slobodan Millosheviçin.

Ministri Cakaj shprehet se “si një besimtar pasionant në fuqinë e përjetshme të bukurisë së letërsisë për të pasuruar përvojën njerëzore dhe si viktimë e spastrimit etnik dhe gjenocidit, unë jam tmerruar nga vendimi për të dhënë Çmimi Nobel në letërsi te një mohues i gjenocidit. Çfarë akti i pakuptimtë dhe i turpshëm që po dëshmojmë në vitin 2019!”

Shkrimtari austriak, Peter Handke ka fituar çmimin Nobel për Letërsi, i shpërndarë sot nga Akademia suedeze.

Ai ka qenë një figurë shumë e polemizuar për mbështetjen që i dha serbëve gjatë luftërave në ish-Jugosllavi, në vitet ’90 dhe se foli në funeralin e ish-liderit serb Slobodan Millosheviç, i cili ishte akuzuar dhe dënuar për gjenocid dhe krime të tjera lufte. /atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com