Drejtori i “Portit Detar” Vlorë Admir Malaj, ka marrë pjesë në takimin e partnerëve të Projektit PASSAGE- Interreg Europe, të organizuar në Livorno, Itali.
Drejtori i Portit të Vlorës, gjatë aktivitetit prezantoi disa nga projektet e “Portit Detar” Vlorë sh.a duke u fokusuar në risitë që janë implementuar në “Terminalin e Ri të Pasagjerëve” për reduktimin e emisioneve të CO2.
Përdorimi i energjisë diellore në terminalin e ri të pasagjerëve është hapi i parë në implementimin e planit të veprimit në kuadër të projektit Passage.
Terminali i portit të Vlorës ka standardet më të larta dhe ofron shërbim cilësor për qytetarët duke reduktuar kohën e pritjes. I mundësuar me kapacitetet financiare të vetë shoqërisë portuale, e bën një shembull të mirëmenaxhimit të fondeve shtetërore.
Sot ky terminal bën të mundur përpunimin e mbi 2500 pasagjerëve në ditë, duke e kthyer këtë port padyshim në pikën më të rëndësishme të turizmit në jug të vendit./atsh