Shkolla e Mesme e Bashkuar “Mynyr Xhindi” në fshatin Vllahinë të Vlorës i është nënshtruar një rikonstruksioni të plotë duke ofruar kështu kushte bashkëkohore të edukimit të nxënësve.
Në këtë shkollë ku mësojnë 168 nxënës ishte i pranishëm Kryeministri Rama, ku pati edhe disa momente të këndshme mes disa fëmijëve që këtë vit nisin rrugën e dijes. Të shoqëruar nga prindërit, ata po merrnin paketën e librave, paketë që u mundësohet Falas nxënësve nga klasa e parë deri në klasën e pestë.
Kryeministri bashkëbisedoi me një prej fëmijëve që ulej për herë të parë në bankat e shkollës, të cilën e këshilloi që të mirëmbante librat.
Nxënësit e klasës së parë përfitojnë falas paketën e librave ku përfshihet Abetarja dhe fletorja e punës, Matematika, Dituria e Natyrës dhe fletorja e punës, si dhe Edukimi.
“Këto libra do t’i ruash si sytë e ballit. Nuk do t’i zhgarravisësh, nuk do t’i harrosh, nuk do t’i humbësh, nuk do t’i grisësh, por do t’i ruash kështu dhe do t’i hapësh me dashuri dhe kujdes, sepse shok më të mirë se libri nuk ka”, tha Rama.
Shkolla e Mesme e Bashkuar “Mynyr Xhindi” në fshatin Vllahinë të Vlorës i është nënshtruar një rikonstruksioni të plotë duke ofruar kështu kushte bashkëkohore të edukimit të nxënësve. Në këtë shkollë ku mësojnë 168 nxënës ishte i pranishëm Kryeministri Rama, ku pati edhe disa momente të këndshme mes disa fëmijëve që këtë vit nisin rrugën e dijes. Të shoqëruar nga prindërit, ata po merrnin paketën e librave, paketë që u mundësohet Falas nxënësve nga klasa e parë deri në klasën e pestë.
Në të gjithë vendin po vijon shpërndarja e librave falas, për nxënësit nga klasa I deri në të V.
Rreth 220 mijë nxënës përfitojnë këtë vit tekste shkollore falas, ndërkohë që deri para disa vitesh askush nuk përfitonte. /atsh