Ish-presidenti i Zimbabves, Robert Mugabe, i cili drejtoi vendin me dorë të hekurt nga vitit 1980 deri më 2017, vdiq në moshën 95-vjeçare, njoftoi sot kreu i shtetit, Emmerson Mnangagwa.
“Me trishtimin më të madh po njoftoj vdekjen e (…) ish-presidentit, komandantit Robert Mugabe”, deklaroi Emmerson Mnangagwa në një mesazh në rrjetin social Twitter.
“Kontributi në historinë e kombit dhe kontinentit tonë nuk do të harrohet kurrë”, shtoi ai./atsh