Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit, çrregullimet e rrugëve respiratore prekin përafërsisht 3 milionë njerëz në vit. Ajri i ndotur si dhe stili i jetës mund të jetë arsyeja e këtyre problemeve. Këto çrregullime çojnë në vështirësi në frymëmarrje si dhe në disa lloje të sëmundjeve respiratore.
Nëse dëshironi që me anë të mënyrave natyrale të përmirësoni këto probleme, atëherë rruga e duhur është përdorimi i ushqimeve natyrale.
Ja disa nga ushqimet, që përdoren për trajtimin e këtyre problemeve:
Hudhra– Përbërësit që gjenden në hudhër janë përgjegjës për shumë përfitime shëndetësore. Shkencëtarët besojnë se konsumimi i hudhrës ka një efekt pozitiv edhe në pacientët me çrregullime të mushkërive si dhe kancerit të mushkërive.
Spinaqi– Spinaqi si dhe perimet e tjera jeshile janë të mbushura me vitamina dhe minerale. Shkencëtarët kanë gjetur se spinaqi përmban disa kimikate, që ndihmojnë në parandalimin e dëmtimeve të mushkërive, inflamacionit si dhe luftojnë kancerin.
Mollët– Dihet se molla është një nga produktet më të shëndetshme. Prania e shumë antioksidantëve mundëson pastrimin e mushkërive.
Xhenxhefili– Krahas përdorimit të tij për të trajtuar ftohjet si dhe inflamacionet e fytit, ky produkt natyral ka gjetur përdorim edhe në trajtimin e inflamacioneve dhe çrregullimeve në mushkëri.
Produktet e tjera, që përdoret për të trajtuar problemet e tilla janë: boronicat, brokoli, shafrani i Indisë, bajamet, avokado si dhe specat. /atsh