Uragani Dorian ka shkatërruar dhe dëmtuar mijëra shtëpi, ndërsa shtetet amerikane të Floridës, Xhorxhias, Karolinës së Veriut dhe Karolinës së Jugut kanë deklaruar një gjendje të jashtëzakonshme për t’u përgatitur për ardhjen e tij.
Uragani i kategorisë 5, i dyti më i fortë i regjistruar ndonjëherë në Atlantik dhe më i fuqishmi që ka goditur Bahamas, po vazhdon ngadalë drejt perëndimit me erëra prej 270 kilometrash në orë, pak më të ulëta se ato të djeshmet, që regjistruan 350 kilometra në orë.
Deri tani nuk ka asnjë lajm zyrtar për dëmet e shkaktuara, por sipas Kryqit të Kuq, cituar nga BBC, janë rreth 13 000 shtëpi të shkatërruara ose dëmtuara./ atsh