Kombëtarja shqiptare arriti të fitojë me rezultatin 4-2 përballë Islandës në ndeshjen që u luajt sot në “Elbasan Arena” të vlefshme për Euro 2020.
Pjesa e parë mbaroi me kombëtaren shqiptare në avantazh me golin e Dermakut në minutën 32.
Islanda barazoi në pjesën e dytë me Sigurdsson (47), Hysaj do të nxjerrë Shqipërinë sërish në avantazh (52) por islandezët barazojnë sërish me Sigurdsson (58).
Shqipëria doli në avantazh sërish falë Roshit në miutën 79, ndërsa Cikalleshi do të shënojë golin e katërt në minutën 83. /atsh