Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli deklaroi sot se as në ëndërr nuk e kishte imagjinuar se në liri do kishte mungesë përfaqësimi dhe djegie mandatesh.
Topalli ishte e pranishme në Universitetin e Shkodrës ku ka mbajtur një fjalim për “Çmimin e Karrierës” që mori ditën e sotme.
Topalli ka bërë edhe disa komente politike ku është ndalur tek vendimet e kryedemokratit Lulzim Basha për të djegur mandatet.
Topalli është shprehur e surprizuar nga marrja e çmimit, pasi sipas saj kur bie nga pushteti zakonisht humbet edhe shansin për t’u vlerësuar dhe për t’u nderuar, por sipas saj, kurrë nuk e kishte imagjinuar se ditët e sotme të digjeshin mandatet dhe të mos kishte përfaqësim.
“Kurrë nuk e kam imagjinuar se do isha kryeparlamentare, por as në ëndërr nuk e kam imagjinuar se në liri do kishte mungesë përfaqësimi dhe djegie mandatesh. Më kanë hequr nga politika kur kisha për të dhënë më shumë. 4 persona mbajnë sot peng vendin, vetëm fëmijët tanë mund të sjellin ndryshimin. Do të ishte më mirë të iknin katër shahista, sesa të largohen shqiptarët nga vendi i tyre”, u shpreh Topalli.atsh