Loading...

Tetë vende në garë për organizimin e Botërorit 2023

Pas tërheqjes së Belgjikës dhe Bolivisë, tetë vende janë ende në garë për organizimin e Botërorit për femra 2023 që do të përballë 32 ekipe dhe vendi pritës do të zgjidhet në muajin maj, njoftoi sot FIFA.

Në fund të muajit korrik, FIFA njoftoi se përballë suksesit të jashtëzakonshëm të Botërorit 2019 në Francë dhe për të promovuar rritjen e futbollit femëror, Këshilli vendosi të ndryshojë formatin e Botërorit 2023 nga 24 në 32 ekipe.

Në muajin gusht, instanca e futbollit botëror kishte theksuar se 10 vende ishin të interesuara për organizimin e turneut. Por, pas tërheqjes së Belgjikës dhe Bolivisë, kanë mbetur tetë vende si Afrika e Jugut, Argjentina, Australia, Brazili, Kolumbia, Japonia, Zelanda e Re dhe Koreja e Jugut.

Dhjetë federatat kishin afat deri më 2 shtator për të konfirmuar interesin e tyre dhe tashmë kanë afat deri më 13 dhjetor për të depozituar kandidaturën e tyre./ atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com