Shtëpia e Bardhë konfirmoi sot me anë të një komunikate se Hamza bin Laden, anëtar i lartë i al-Kaedës dhe djali i ish-shefit të këtij rrjeti terrorist, Osama bin Laden, ishte vrarë gjatë një operacioni antiterrorist amerikan në rajonet mes Afganistanit dhe Pakistanit.
“Eliminimi i Hamza bin Laden jo vetëm privon al-Kaedën nga mundësia e një lidershipi të rëndësishëm dhe nga lidhja simbolike me babain e tij, por minon aktivitetet e rëndësishme operative të këtij grupi”, thuhet në komunikatën e Shtëpisë së Bardhë.
“Hamza bin Laden ishte përgjegjës për planifikimin dhe drejtimin e shumë grupeve terroriste”, përfundon komunikata./atsh