Ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik zhvilluan një diskutim në mjediset e Fakultetit të Mjekësisë për kancerin e gjakut, në kuadër edhe të shtatorit, që njihet si muaji kundër kancerit të gjakut.
Gjatë takimit të zhvilluar, ekspertë theksuan rëndësinë e rritjes së ndërgjegjësimit të popullatës mbi sëmundjet malinje të gjakut.
“Le të luftojmë së bashku për të rritur ndërgjegjësimin e popullatës mbi këto kancere me qëllim që të rrisim jetëgjatësinë dhe cilësinë e jetës së pacienteve me kancerët e gjakut në sajë të trajtimeve me të mira e më aktuale. Të gjithë bashku ne mund ta mundim kancerin”, – bëjnë apel ekspertët e ISHP-së.
Shtatori është muaji i ndërgjegjësimit mbi kancerin e gjakut. Gjatë këtij muaji, synohet rritja e ndërgjegjësimit si dhe ofrimi i mbështetjes për ata që vuajnë nga kjo sëmundje. /atsh